UEFA u beson gjyqtarëve kosovarë ndeshjen e Ligës së Konferencës

Ndarjen e drejtësisë do ta bëjnë katërshja që referon në Superligë.
Lajmin për pjesëmarrjen e tyre në kompeticionin më të ri për klube të UEFA-s, e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës(FFK).
Bëhet fjalë për gjyqtarin Visar Kastrati, i cili është caktuar nga UEFA në një ndeshje në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kastrati do të gjykojë takimin ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Ai do të ndihmohet nga asistentët, Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri, si dhe nga gjyqtari i katërt Mentor Ajeti.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik në orën 20:00.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që UEFA i beson gjyqtarëve nga Kosova në kompeticionet e saj, me Genc Nuzën e Besfort Kasumin që kishin bërë këtë më herët. /Shqip.com