UEFA prezanton Kombëtaren me flamurin e UÇK-së
Publikuar:
(21.04.2024 22:38:54)
Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e finaleve të Euro 2024, kompeticion që zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri në 14 korrikun e këtij viti.
Të shortuar në Grupin B, kuqezinjtë e Sylvinhos “peshkuan” emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Paçka se jemi në “grupin e ferrit”, tanët pritet të jenë surpriza e Gjermanisë.
Tanimë UEFA në faqen e saj ka publikuar disa fotografi nga rrugëtimi i kuqezinjve drejt eventit, duke rikthyer emocione të forta për tifozët. Ndër foto e zgjedhur nga UEFA nuk mungon as Mirlind Daku me flamurin e UÇK-së.
“Drejt Gjermanisë në verë”, shkroi UEFA.
/Shqip.com