Sport Ndërkombëtar

UEFA merr një vendim, i cili sigurisht do të ketë kundërshtime

FOTO: UEFA

UEFA ka ndryshuar rregullat dhe duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të lejojë Milanin dhe Toulouse, Aston Villa dhe Vitoria Guimaraes, Brighton dhe Royal Union Saint Gilloise, ekipe me të njëjtin pronar, të takohen gjatë kupave të Evropës.

Organizmi më i lartë i futbollit në Evropë ka pranuar që nga sezoni i ardhshëm nuk do të ketë më ndalim për klubet me të njëjtin pronar për të luajtur përballë njëra-tjetrës, duke krijuar kështu konflikt interesash. Tre çifte skuadrash do të përfitojnë nga ky vendim, Milan dhe Toulouse, Aston Villa dhe Vitoria Guimaraes, Brighton dhe Royal Union Saint Gilloise.

/Shqip.com