Sport Ndërkombëtar

UEFA dënon Hungarinë

Ekipi i Hungarisë

UEFA ka njoftuar së Hungaria do t’i luajë tri ndeshjet e radhës pa tifozë për shkak të “sjelljeve diskriminuese” nga fansat gjatë tri ndeshjeve në EURO 2020, shkruan SHQIP.

Incidentet kanë ndodhur gjatë ndeshjeve të Hungarisë kundër Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë, të gjitha të luajtura në Budapest gjatë fazës së grupeve.

Federata Hungareze e Futbollit po ashtu është dënuar me 100 000 euro për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve, në të cilat kishte baner racistë dhe homofobik.

Vendimi që këto lojë të zhvillohen në Hungari kanë ndodhur në të njëjtën kohë kur u aprovua ligji kontrovers që ndalon çdo “promovim” të ndonjë aktiviteti LGBTQI+, përfshirë edhe shfaqjen e flamurit “ylber”.

Hungaria u rendit e fundit me vetëm 2 pikë në grupin F, ku bënte pjesë Franca, Gjermania dhe Portugalia./SHQIP.com