Sport Shqiptar

UEFA dënon Greqinë, për ndeshjet me Kosovën

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka dënuar federatën greke për ndeshjen me Kosovën.

UEFA në total dënoi Greqinë me mbi 31 mijë euro për keq organizimin e pëballjes me Kosovën.

“Do të gjobitët Federatën Greke të Futbollit me 7750 euro dhe të mbyllet pjesërisht stadiumi i Federatës Greke të Futbollit, gjatë ndeshjes së ardhshme të kompeticionit të UEFA-s, në të cilën Federata Greke e Futbollit do të luajë si shoqatë nikoqire”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Greqia është dënuar me  gjashtë mijë euro, për ndezjen e fishekzjarrëve, tetë mijë euro për përdorimin e laserëve dhe 10 mijë euro për pushtimin e fushës së lojës.

Kujtojmë që ndeshja e zhvilluar më 12 qershor përfundoi në të mirë të mysafirëve me rezultat 2:0./Shqip.com