Sport Ndërkombëtar

Udinese “luan tenis” me Romën

Jose Mourinho

U prit të jetë një ndeshje derbi.

Por në fushën e gjelbër domonoi vetëm njëra skuadër.

Udinese e ka deklasuar Romën e Jose Mourinhos – me rezultat 4-0.

Udogie Samardzic, Pererya, Lovric shënuan – nga një gol – për ta bërë këtë natë ta paharrueshme për ekipin vendas.

Teksa, mysafirët nuk arritën dot – as golin e nderit ta shënonin.

Me këtë fitore – bardhezinjtë ngriten në kuotën e dhjetë pikëve dhe pozicionohen në vendin e katërt.

Njëjtë sa ka edhe Atalanta e vendit te tretë, e vetëm një më pak se Milani dhe Napoli që gjenden në krye të tabelës.

Në anën tjetër, Roma mbetet në vendin e pestë – me dhjetë pikë të grumbulluara.

Për romakët – kjo humbje erdhi pas barazimit 1-1 ndaj Juventusit në xhiron e kaluar – dhe dëshmon që gjërat nuk po shkojnë sipas planeve të “The Special One”.

Teksa, Udinese po zhvillon një sezon fenomenal – në krye me trajnerin, Luca Gotti dhe duket që i synon garat evropiane./Shqip.com