Sport Ndërkombëtar

Udinese ia bën ‘terr’ Juventusit

Juventusi ka marrë një tjetër humbje mbrëmjen e djeshme, teksa Udineze i ka mposhtur në “Allianz Stadium” me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Giannetti në pjesën e parë në minutën e 25′.

Bardhezinjtë e shohin veten tashmë 7 pikë larg Interit kryesues, i cili ka dhe një ndeshje më pak dhe diferenca mund të thellohet në +10.

Nga ana tjetër, skuadra e Allegrit sheh rrezikun që vjen nga Milani i vendit të tretë, pasi me formën e kuqezinjve, Juvja mund të zbresë edhe një vend më poshtë.

Megjithatë jemi ende në shkurt dhe kampionati ka akoma javë për të luajtur.

Javën e ardhshme në Serie A, “Zonja e Vjetër” do të përballet me Veronën në transfertë.

/Shqip.com