Sport Ndërkombëtar

Udinese gjunjëzon Interin, merr kryesimin e Serie A

Udinese ka befasuar Interin duke e mposhtur me rezultat bindës 3:1.

Në pjesën e parë u shënuan dy gola, me secilën skuadër që gjetën rrjetën nga një herë.

Ishte Nicolo Barrela që shënoi një super goditje nga gjuajtja e dënimit.

Por në minutën e 22-të një autogol e Milan Skriniar barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë Interi dominoi posedimin e topin, por edhe rastet megjithatë nuk i shfrytëzuan rastet.

Në minutat e fundit të ndeshjes, pas krosimit të Deulofeut, Jaka Bijol gjuajti me kokë duke ia dhënë tre pikë shumë të vlefshme.

Për të vulosur fitoren u përkujdes Tolgay Arslan që shënoi një super gol.

Një gol e Interit e realizuar nga Dzeko u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore Udinese merr kryesimin e Serie A me 16 pikë, kurse Interi mbetet në vendin e gjashtë./Shqip.com