Sport Ndërkombëtar

Udinese e Verona ndahen në paqe

Skuadrat e Udineses dhe Veronës janë ndarë në paqe në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të në kuadër të Ligës Italiane të Futbollit.

Fillimisht Verona kaloi në epërsi përmes një autogoli të shënuar nga futbollisti i Udineses, Rodrigo Becao.

Por nuk kaloi shumë dhe Udinese e barazoi rezultatin me golin e Samardzic në minutën e 21-të të takimit.

Pas këtij barazimi Udinese renditet në pozitën e 7-të me 29 pikë të grumbulluara ndërsa Verona gjendet në pozitën e fundit me 18 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com