Sport Ndërkombëtar

Udinese – befasi e ëmbël në Serie A

Udinese

Romën e Jose Mourinhos e deklasoi me rezultat 4-0.

Superiore ishte edhe ndaj Interit – duke e mposhtur 3-1.

Udinese nuk është duke i lënë vend rastësisë.

Skuadra e udhëhequr nga Andrea Sottil – gjendet në pozitën e tretë të Series A.

Bardhezinjtë – kanë arkëtuar pesë fitore – krahas një barazimi, teksa janë mposhtur vetëm një herë.

“Le Zebrette” kanë arkëtuar 16-të pikë deri më tani – vetëm një më pak se Atalanta dhe Napoli që gjenden në kreun e tabelës.

Futbollistëtët më të dalluar te ky ekip deri më tani janë Beto dhe Gerard Deulofeu.

Beto ka shënuar katër gola – teksa Deulofeu – është autor i pesë asistimeve.

Synim i “I Bianconeri” janë garat evropiane – teksa ndeshjen e rradhës e zhvillojnë në udhëtim te Verona – me 3 tetor./Shqip.com

Tabela e Series A