Art Jetese

Udhëzime të çuditshme se si të bëni seks nëse jeni prekur nga lia e majmunit

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Britani ka nxjerrë disa udhëzime të çuditshme se si të infektuarit me li të majmunit duhet të bëjnë seks.

Lajmi vjen pasi virusi i lisë së majmunëve vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe pjesë të tjera të botës.

Udhëzimet e lëshuara nga CDC këtë muaj, rekomandojnë të bëni seks virtual, të masturboheni së bashku dhe të bëni seks me rroba.

Ata gjithashtu rekomandojnë shmangien e puthjeve, raporton The Sun.

Përveç kësaj, CDC sugjeron larjen e duarve, lodrave, shtratit, rrobave dhe mbulimin e zonave ku janë të pranishme skuqjet dhe plagët.

Ata thonë se gjëja më e sigurt që ju dhe partneri juaj mund të bëni nëse jeni të infektuar me li të majmunit, është të shmangni marrëdhëniet direkte seksuale dhe të mos putheni ose të mos prekni njëri-tjetrin, veçanërisht nëse keni skuqje ose plagë.

Lia e majmunit është një sëmundje e rrallë virale, që shkakton skuqje, të cilat mund të duken si puçrra ose flluska.

Shpesh, njerëzit fillimisht kanë simptoma të ngjashme me gripin si ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura ose rraskapitje.

Një skuqje zakonisht shfaqet brenda një deri në tre ditë, ndërkaq plagët mund të jenë pothuajse kudo në trup, duke përfshirë organet gjenitale, anusin, duart, këmbët, gjoksin ose fytyrën.