Kulturë

“Udhëtimi frymëzues i minatorëve” shfaqet në Muzeun Kombëtar

Ekspozita “Udhëtimi frymëzues i minatorëve”

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, është haur ekspozita “Udhëtimi frymëzues i minatorëve”.

Një koleksion prej 18 mineralesh dhe kristalesh të gjetura në Stantërg të Mitrovicës, janë pjesë e ekspozitës së hapur sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës në bashkëpunim me Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve – Trepça.

“Udhëtimi frymëzues i minatorëve”, me autor Driton Avdiun, pasqyron kontributin e minatorëve të Trepçës në shtetndërtim dhe pasuritë e mëdha të artefakteve të vendit.

“Udhëtimi frymëzues i minatorëve”

Kjo ekspozitë, është hapur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe për nder të “Javës së Minatorëve”.

Këto kristale e minerale të bukura të nxjerra nga nëntoka, muzeu do t’i mbajë të ekspozuara deri me 24 shkurt.

/Shqip.com