Lajme Botë

Udhëheqësit botërorë zbarkojnë në Hiroshima për takimin e G7-ës

Udhëheqësit botërorë zbarkuan të enjten për një takim të Grupit të Shtatë në Hiroshima, vendi i sulmit të parë me bombë atomike në botë, me luftën e Rusisë në Ukrainë që pritet të jetë në krye të agjendës

Kryeministri japonez Fumio Kishida e nisi diplomacinë e tij të samitit duke u takuar me presidentin amerikan Joe Biden pas mbërritjes së tij në një bazë ushtarake aty pranë.

Aleanca Japoni-SHBA është “themeli i paqes dhe sigurisë në rajonin Indo-Paqësor”, i tha Kishida, Bidenit.

Ne e mirëpresim shumë që bashkëpunimi ka evoluar në hapa të mëdhenj”, tha ai.

Biden nga ana tjetër tha: “Kur vendet tona qëndrojnë së bashku, ne qëndrojmë më të fortë dhe besoj se e gjithë bota është më e sigurt kur ne qëndrojmë”.

Gjersa mysafirët e G7-ës morën rrugën për në Hiroshima, Moska nisi një tjetër sulm ajror në kryeqytetin ukrainas.

Shpërthime të forta u dëgjuan nëpër Kiev gjatë orëve të para të së dielës, duke shënuar herën e nëntë në këtë muaj që sulmet ajrore ruse kanë shënjestruar qytetin pas disa javësh qetësie relative.

/Shqip.com