Sport Shqiptar

U19: Kosovë – Gjibraltar , ndeshjen mund ta shikoni direkt në “youtube”

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në konkurrencën e femrave po avancon bindshëm ndaj Gjibraltarit pas pjesës së parë.

Pas 45 minutave lojë, rezultati është 4:0 në favor të futbollisteve të reja të Kosovës.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të miniturneut kualifikues për Grupin 5 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit të vitit të ardhshëm.

Golat për Kosovën në pjesën e parë, i kanë shënuar sulmueset Flondra Behrami (5’, 18’) dhe Albulena Guri (26’, 42’). Fituesit e shtatë grupeve të Ligës B, do të promovohen në Ligën A, ku do t’i vazhdojnë kualifikimet në kuadër të raundit të dytë.

E synimi i Kosovës që drejtohet nga Kushtrim Munishi është ngjitja në Ligën A. Krahas Gjibraltarit, Kosova pas tri ditësh do të përballet edhe me Bullgarinë.

Ndeshjen mund ta shikoni direkt në linkun e mposhtëm.

/Shqip.com