Lajme

U vendosen pengesa afër pikës kufitare në Bërnjak, Policia i largoi

Ilustrim/Policia e Kosovës
Ilustrim/Policia e Kosovës

Në Banje të Zubin Potokut, afër pikës kufitare në Bernjak është raportuar se janë vendosur drunj si pengesa në një rrugë dytësore atje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në një pusetë të rrugës ishin vendosur edhe mjete  artizanale me gozhda me qëllim të dëmtimit të gomave të automjeteve.

Me tu njoftuar me ngjarjen, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme duke i larguar ato nga rruga.

“Banje, Zubin Potok 25.03.2023, 20:07. Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

/Shqip.com