Rozë

U tha se nuk flasin? Veprimi i Atdheut ndaj Arjolës tregon raportin e tyre

Antonela Berisha, Atdhe Xheravina dhe Arjola Demiri

Raporti i Arjola Demirit dhe Atdhe Xheravinës është komentuar shumë në media.

Kjo pasi dyshja ishin miq shumë të mirë dhe Atdheu ka vizituar aktoren gjatë kohës sa ajo ishte në Big Brother.

Mirëpo, pas daljes së saj është përfolur që dyshja kanë prishur raportet dhe nuk flasin me më njëri-tjetrin.

Por, një gjë e tillë është demantuar, pasi djali nga Gjakova ka publikuar një fotografi të aktores, ku i ka uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen diva”, shkruan Atdheu në ‘Instastory’, teksa Arjola e ka ripostuar.

Me këtë gjë veç se janë hedhur poshtë thashethemet që dyshja nuk flasin më./SHQIP.com