Lajme Botë

U tha se ka vdekur, por shfaqet lideri taleban

Lideri taleban, Mawlawi Haibatullah Akhundzada.

Që kur është bërë lider i talebanëve në vitin 2016 nuk është shfaqur më.

Kishte zëra që Mawlawi Haibatullah Akhundzada ka vdekur.

Por, lideri taleban është shfaqur më 30 tetor, kanë raportuar mediat ndërkombëtare.

Ai e ka vizituar një shkollë fetare në qytetin Kandaharit.

Gjatë vizitës ai është lutur për ushtararët e vrarë talebanë të cilët i quajti “dëshmorë”.

Grupi militant talebanët

Vizita ka qenë e përcjellur me rregulla strikte të sigurisë.

Talebanët në muajin gusht e morën pushtetin në Afganistan.

Ata arritën ta bënin këtë brenda pak ditëve.

Ushtria afane u dorëzua, përkundër se ishte mbështetur për 20 vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët. /Shqip.com