Rozë

U tha se janë rrahur në mes veti – Kejvina Kthella flet për sherrin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin

Modelja e njohur, Kejvina Kthella është një nga personazhet më të komentuara në media.

Fiziku dhe bukuria e saj kanë bërë që ajo të jetë në qendër të mediave rozë.

Së fundi ajo në  “Goca dhe gra”, ajo foli për sherrin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin që u bë viral në mediat rozë.

Mbi të gjitha, modelja thekson se nuk ka qenë një debat për meshkuj, ndërsa shton se kanë qenë palë të treta që kanë ndikuar në konflikt.

“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”

/Shqip.com