Rozë

U tha se janë ndarë, Erioni dhe Mikela tregojnë të vërtetën

Mikela dhe Erioni janë një nga çiftet më të komentuara në Për’puthen.

Pas shumë sfidave brenda dhe jashtë programit ata siç duket tanimë kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ani pse së fundmi ata janë përfolur se janë ndarë, ku e gjitha nisi pasi që ata kanë fshirë postimet me njëri-tjetrin, por vazhdojnë të ndiqen.

Mirëpo, është Erioni i cili me postimin e tij ka hedhur poshtë këto thashetheme.

Ai ka postuar një foto ku flitet për ndarjen e Shakirës me Piquen duke thënë se i kanë ngatërruar me ta.

Ndërkohë, edhe Mikela ka postuar një foto nga një faqe e fansav ku dyshja shfaqen mjaft të lumtur./Shqip.com