Rozë

U tha se janë ndarë Dafina dhe Dj Greek, dyshja habitin më veprimin e fundit

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë ndër çiftet më të komentuara të estradës shqiptare.

Por, si duket gjërat mes tyre më nuk janë të njëjta pasi ata më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Nga ndjekësit kjo është parë si një krisje në marrëdhënien e tyre apo edhe një ndarje e mundshme.

Kjo pasi Dafina dhe Dj Geek kanë hequr edhe të gjitha fotografitë e përbashkëta në llogaritë e tyre në Instagram.

Por, duket se lajmet për ndarje nuk janë të vërteta. Kështu kanë lënë të nënkuptojnë paraqitja e fundit në koncert, ku dyshja janë parë se bashku.

/Shqip.com