Rozë

U tha se janë ndarë, Andi i bën surprizë Melisës

Javë më parë në mediat rozë kudo qarkullonin lajme për ndarjen e Andit dhe Melisës.

E gjitha kjo nisi pasi dyshja larguan njëri-tjetrin në ‘instagram’, madje edhe shkruanin statuse të tilla thuajse janë ndarë.

Më vonë u kuptua se çifti janë ende bashkë, derisa mbrëmë Andi ka surprizuar Melisën me një darkë romantike.

Foto: Ilustrim

Melisa u pa mjaft e gëzuar gjë që e tregojnë edhe mimikat e fytyrës në storien që postoi Andi.

Andi dhe Melisa janë njohur në Për’puthen, ata vazhdojnë ta mbajnë fronin si çifti i vetëm që iu zgjati lidhja./Shqip.com