Rozë

U tha se iu gëzua shkarkimit të vëllait të Leonora Jakupit, reagon Adelina Ismaili

Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi

11 punëtorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë shkarkuar nga ministrja, Donika Gërvalla.

Në mesin e emrave të shkarkuar është përfolur se është edhe  vëllai i këngëtares së njohur shqiptare, Leonora Jakupi, Adnan Jakupi.

Gjatë ditës së djeshme, Adelina Ismajli ka bërë një postim në Instagram, që ka lënë për të nënkuptuar shumë.

“Fshesë, fshesë dadës”, ka shkruar fillimisht ajo.

Mirëpo, ajo ka reaguar duke thënë se nuk e kishte për personin në fjalë.

“Fshisa (fshesa) është mjet për pastrimin e mbeturinave. Kurse juve gazetar të caktuar turp të ju vjen që krahasoni një diplomat me një mbeturinë. Tregoni pak nivel ju lutem. Shëroni komplekset”, ka thënë më tej ajo.

Kjo u komentua në media pas revalitetit që dyshja kanë prej vitesh dhe dyshja ende nuk kanë raporte të mira njëra me tjëtrën./SHQIP.com