Sport Ndërkombëtar

U tha se është në lidhje me Hamilton, Shakira darkon me yllin e NBA-së

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira ka nisur një romancë me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Mirëpo këto lajme nuk janë konfirmuar nga asnjëri, ndërsa mesa duket ato nuk janë të vërteta pasi së fundmi artistja është parë në një darkë romantike me basketbollistin e ekipit Miami Hit, Jimmy Butler në Londër.

Ndonëse u përpoqën të fshiheshin nga sytë e publikut, dyshja u panë teksa mbërritën njëherazi në Novikov Restaurant & Bar rreth orës 22:00, ndërsa qëndruan deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas një burimi për Daily Mail, këngëtarja doli nga restoranti përmes një dalje të veçantë ndërsa u ndihmua nga truprojat e 33-vjeçarit që të hipte në makinën e saj.

Burimi vuri në dukje se ata dukeshin ‘komod’ brenda restorantit, ndërsa porositën sushi dhe kokteje.

Megjithatë nuk dihet nëse dyshja janë vetëm miq apo mes tyre ka diçka më shumë.

/Shqip.com