Rozë

U tha se emri i saj i vërtetë është ‘Behigje’, reagon Trixa

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj po vazhdon që të komentohet në media.

Ajo gjatë kohës sa ishte në Big Brother është përfolur shume edhe për emrin e saj të vërtetë.

Në rrjete sociale qarkulluan zërat se emri i vërtetë i këngëtares është ‘Behigje’, për të cilën reagoi edhe nëna e artistes, Antigona Ramosaj.

Megjithatë, 27-vjeçarja ka bërë një reagim rreth kësaj për herë të parë në një postim në Twitter.

Ajo ka ironizuar me emrin ‘Behigje’ e po ashtu edhe për emrat e tjerë që ia kanë vënë këtë kohë.

“Behigje, Tixhe, më jepni edhe disa”, u shpreh ajo bashkangjitur disa ‘emoji’ me të qeshura.

Ndryshe, ajo ka disa javë që është ndarë nga Donald Veshaj. Ky I fundit tashmë është shprehur se është duke dashur ripajtim me Bora Zemanin./SHQIP.com