Rozë

U skualifikua nga BBVA, Beatrix Ramosaj ka një mesazh për Jonën

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kanë ndodhur një sërë situatash.

Që në mëngjes Luizi ka lexuar zarfin e zi, në të cilin “Vëllai i Madh” kishte marrë një vendim.

Sipas zarfit, banorja Ermiona është eleminuar nga BBVA.

Lidhur me përjashtimin e saj ka reaguar edhe Beatrix Ramosaj. Teksa ka publikuar një foto të Jonës në Instagram, këngëtarja shkruan: “Nuk të meritonin. Ti je shpirt i lirë”.

Ndryshe, nominimet për këtë javë janë anuluar.

/Shqip.com