Rozë Ndërkombëtar

U shpreh kundër martesës me djalin e saj, nëna e Ronaldos habit me veprimin ndaj Georginës

Cristiano Ronaldo, Georgina dhe nëna e tij,

Futbollisti, Cristiano Ronaldo është njëri nga personat më të komentuar në botë.

Në lidhje më këtë jo rrallë herë në mediat rozë përfliten edhe partnerët e tij.

Së fundi në media është përfolur marrëdhënia e partneres së tij, Georgina dhe nënës, Dolores Aveiro.

Ajo është shprehur së fundi në një intervistë së është kundër martesës së djalit të tij me blogerën e famshme.

E kjo për një arsye goxha të fortë, nëna e futbollistit mendon se Georgina synon pasurinë e Ronaldos ndaj është kundër martesës.

Por, pavarësisht asaj që tha në intervistë, Dolores dhe Georgina e kanë follow njëra-tjetrën në Instagram dhe nuk kanë treguar ndonjë krisje.

Në anën tjetër, Georgina në një intervistë ka thënë së do të ishte shumë e lumtur nëse ai do t’i propozonte martesë.

Lexo edhe:
Georgina Rodriguez pranon se ajo dëshiron që Cristiano Ronaldo t`i propozojë martesë

“Nuk varet nga unë … Uroj,” u thotë ajo miqve të saj gjatë darkës, duke i dhënë një shenjë dashurie të dashurit të saj./SHQIP.com