Rozë

U shfaqën në krah të njëri-tjetrit, çfarë po kurdisin së bashku Mozzik dhe Efi?

Reperi i njohur Mozzik është mjaft i komentuar për jetën e tij private.

Ai së fundmi ka marrë vëmendjen e mediave me një foto të publikuar në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur në krahët e ish-banores së Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes.

Ditën e sotme, Mozzik postoi një video ku dukej bashkë me Efin, teksa në sfond luhet ajo që me siguri është kënga e tij e re, “Fatkeqësi”.

Mendohet se Efi me shumë gjasë është protagonistja në videoklipin e projektit të ri të Mozzik. 

/Shqip.com