U rrah brutalisht para disa ditësh, vdes në QKUK 18-vjeçari nga Podujeva
Publikuar:
(20.01.2024 20:25:20)

Një 18 vjeçar nga Podujeva, që para disa ditësh ishte rrahur brutalisht, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në Intnesivë.
“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve”.
Ajo tha se 18-vjeçari ka pasë lëndime të rënda të trurit.
/Shqip.com