Rozë

U raportua se u arrestua në Turqi, flet avokati i Valdrin Sahitit

Të enjten u raportua se disenjatori kosovar Valdrin Sahiti, u arrestua në Turqi, për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Mirëpo, lajmin e ka demantuar avokati i tij, Besnik Berisha, i cili tha për Sinjalin se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.

Tutje ai njoftoi se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

/Shqip.com