Lajme

U raportua se kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë mori pjesë në takimin me Vuçiqin, deklarohen nga KGJK-ja

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci është duke i shqyrtuar raportimet se rreth kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq rreth pjesëmarrjes në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.

Liljana Stevanoviq

Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Serbi më 22 mars ka mbajtur një mbledhje të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë mbledhje, nga mediat serbe u raportua se kanë marrë pjesë edhe punonjës të institucioneve të Kosovës, përkatësisht gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe të zinxhirit komandues operativ të Policisë së Kosovës në veri./Shqip.com