Rozë

U raportua se ka vdekur, ky është reagimi i Sabri Fejzullahut

Sabri dhe Ermal Fejzullahu

Edhe pse ka vite në karrier, ai ende është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun.

Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun, i cili njihet edhe si një ikonë e muzikës.

Në rrjete sociale ai shpesh herë u bë i vdekur, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga artisti.

Dje ai ka reaguar me një video në llogarinë e tij në “facebook” duke thënë se “Jam gjallë, shëndosh e mirë!

“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal”,  shtoi Sabriu.

Në anën tjetër, ai ka treguar që do të vazhdojë që të merret më muzikë./SHQIP.com