Lajme

U plagosën babë e bir – detaje si ndodhi tentim-grabitja në Prizren

Foto nga vendi i ngjarjes

Nga tentim-grabitja e cila ndodhi të hënën mbrëma në një argjendari në Prizren – kanë mbetur të plagosur pronari i lokalit dhe djali i tij.

Ndaj tyre, sipas policisë, kanë shtënë me armë zjarri tre të dyshuar, të cilët të maskuar dhe të armatosur – kishin hyrë për të grabitur lokalin e viktimave.

Lexo edhe:
Tentim-grabitje në Prizren, plagosen dy persona

“Prizren, 15.11.2021 – 17:02. Është raportuar se tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari”.

“Të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë,  pronarit të lokalit dhe djalit  të tij,  të cilët si pasoj e të shtënave nga arma janë plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitë  relevante të policisë dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga të gjitha njësitë relevante”./SHQIP.com