Rozë

U përfolën për ndarje, reagojnë Elhaida dhe Lediani

Ka disa javë që Elhaida Dani ka zyrtarizuar e lidhjen me balerinin Ledjan Agalliaj.

Kjo lidhje ka pasur reagime të shumta në publik, pasi mënyra e shpejtë si ndodhi gjithçka bëri që shumëkush ta akuzojë për shkatërrim të lidhjes paraprake të balerinit.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se dyshja kanë prishur raportet – shkak është bërë mungesa e urimeve të ndërsjellat për Shën Valentinë.

Për më tepër këngëtarja e kaloi një pjesë të ditës së të dashuruarve, me shoqen e saj.

Por, sot të dy i kanë hedhur poshtë këto thashetheme duke postuar foto të përbashkët.

/Shqip.com