Rozë

U përfol për ribashkim, ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës publikon video me një vajzë

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Këngëtarja Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla janë ndër emrat më të lakuar në mediat rozë.

Ata ishin të martuar ku pas pak kohësh u deklaruan për ndarjen mes tyre, ndërsa kohëve të fundit po flitet për një ribashkim.

Por, në një video të publikuar nga Fisnik Syla ai shihet në praninë e një vajze e cila po ngiste makinën.

Me duar të kapura dhe nën tingujt e këngës së Lannex-it – “Sa net”, Fisnik Syla nuk zbulon identitetin e vajzës.

/Shqip.com