Lajme

U përfol për largim nga LDK-ja, reagon Halimi

Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së
Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka përgënjeshtruar lajmet se edhe ajo ka dhënë dorëheqje nga strukturat e kësaj partie.

Ajo ka thënë se do të mbetet e angazhuar në këtë parti edhe në të ardhmen.

“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta. Angazhimin në LDK do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë! Faleminderit për përkrahjen tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët politik”, ka shkruar Halimi.

Gjatë ditës është raportuar se nënkryetarja e kësaj partie Shqipe Mjekiqi.

/Shqip.com