Lajme

U mor në pyetje nga prokurorët, Beqaj orienton SPAK të hetojë pasardhësen e tij te Shëndetësia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK, ashtu sikurse është i caktuar më herët në masën e sigurisë.

Beqaj në një prononcim të shkurtër për gazetarët, teksa dilte nga SPAK, është pyetur nëse kur kërkon hetime, e ka fjalën edhe për Ogerta Manastirliu, pasardhësen e tij te Ministria e Shëndetësisë.

Gazetari: Kur thoni që duhen të hetohen njerëz të tjerë e keni pasur fjalën për Manastirliun?

Ilir Beqaj: Unë kam kërkuar që hetimet të vlerësojnë pse nuk u vu në punë për 3 vite dhe gjithashtu të vlerësojnë arritjet fantastike në 8 vite që zbatohet kontrata.

/Shqip.com