Sport Ndërkombëtar

U lëndua në ndeshjen ndaj tyre, klubi i Gjilanit i uron shërim të shpejtë futbollistit të Dukagjinit

Futbollisti i KF Dukagjinit, Met Millaku

Sport Club Gjilan i ka uruar shërim të shpejtë futbollistit Met Millaku.

Millaku, futbollist i KF Dukagjinit ka këputur ligamentin kryqëzor ACL të këmbës dhe do jetë i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

“Sfidë e madhe për një futbollist, por e gjithë përkrahja e komunitetit shkon tani për Millakun dhe shpresojmë që të rikthehet sa më shpejtë në fushat e blerta”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

Millaku ka humbur sezonin dhe do të mungojë për gjashtë muaj./Shqip.com