Rozë

U ‘kryqëzua’ nga ndjekësit për videon joshëse në Kishë, aktorja e njohur i kthehet keq shqiptarëve

Arjola Demirit ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale. Aktorja e njohur shfaqet duke kërcyer lëvizje erotike në ambientet e një kishe.

Këto pamje irrituan tej mase ndjekësit e aktores të cilët e kritikuan masivisht për veprimet që aktroja kryen në shtëpinë e Zotit.

Por Arjolës nuk i është dukur aspak e ekzagjeruar sjellja e saj në kishë, e madje tuerk-un e saj e ka krahasuar me aktivitete normale në shtëpinë e Zotit, siç është martesa apo projekte artistike.

Me një fjalor ofendues ndaj shqiptarëve, Arjola Demiri e ka shfrytëzuar videon për të marrë më tepër vëmendje.

“Për të gjithë kto moralista që mban kjo tokë e sidomos kta që shohin veprimet e mija me lupë e i zmadhojnë e i bajne Allahi na rujtë, veprimet e veta nuk i shohin se nuk ju del koha. Pikërisht në këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm #albanianroots ku festuan kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar të gjithë shqiptar. Tani unë pse mos të kërceja apo vetëm unë jo se unë s’bën po ikni ore shifni punët e juaja se na keni knoq fare me kto morale që s’di ku i bleni sa ju kushton kg se i shisni shtrenjtë a kshu i bleni shumë lirë. Në këtë kishë lejohen, mbrëmjet gala, teatri, kërcimi, martesat gay, sportistët etj. Kjo është për tju treguar sa hipokrit jeni dhe sa të shtrenjtë e keni moralin për veten po për të tjerët e shisni lirë. Fuck you all and you’re fake moral!”, ka shkruar aktorja në Instagram.

/Shqip.com