Rozë

U kritikua se mbështeti Donaldin, Mozzik tregon çfarë do të bënte ndryshe po të hynte sërish në “Big Brother VIP”

Mozzik

Donald dhe Romeo Veshaj mbrëmë kanë filluar emisionin e tyre “Më lërë të flas” në Top Channel.

I ftuari i parë për këtë edicion ishte këngëtari nga Kosova, Mozzik.

Ky i fundit njëkohësisht është edhe mik shumë i mirë i binjakëve, i cili kohë më parë ka surprizuar Donaldin gjatë kohës sa ishte në Big Brother.

Mozzik hyri në shtëpi për të performuar për konkurrentët, por nuk kurseu mbështetjen për mikun e tij Donald Veshaj.

Vëllai i Madh i tërhoqi atë natë vëmendjen këngëtarit dhe dënoi më pas aktorin. Ndërsa sot, në një intervistë për emisionin më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”, Mozzik u pyet se çfarë do të bënte ndryshe po të hynte sërish në shtëpinë e “BBV”.

“Po të hyja sërish, do të thosha urime Donald. Do ta ndryshoja që te hyrja”, u përgjigj artisti pa hezitim.

Ndryshe, ai tha se është single dhe i lumtur./SHQIP.com