Rozë

U kap “mat” me djalin misterioz, reagon Antonela Berisha

Antonela Berisha njihet për natyrën e drejtpërdrejtë që ajo ka.

Ajo ka treguar se është në një lidhje dhe kjo bëri që ditë më parë në rrjet të qarkullonte një fotografi e ish-banores së “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, me një djalë misterioz.

Menjëherë fansat e saj aluduan se personi në fjalë mund të jetë i dashuri i saj.

Kjo ka bërë që ajo të reagojë në story duke mohuar një gjë të tillë.

“Kush nuk ma ka dërguar. Njerëz nuk keni kap bosin e vërtetë në foto. Kështu që relaks”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, Antonela është duke vazhduar karrierën si dizejnatore.

/Shqip.com