Lajme

U hoqën kamionët nga barrikada në veri

Është hequr barrikada e fundit në veri të Kosovës,.

Njësia e KFOR-it kreu një operacion inxhinierik dhe hoqi dy kamionë të djegur në urën e re pranë vendit të quajtur ‘kërshi u dudës’ në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se automjetet janë larguar për të bërë të kalueshme rrugët në Veri të Kosovës dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes.

Barrikada në urën që kalon mbi Ujmanin është vendosur më 27 dhjetor 2022.

Kamionëve në urë u dogjën natën mes 28 dhe 29 dhjetorit, kur u mor vendimi për tërheqjen e serbëve nga barrikadat.

/Shqip.com