Lajme

U helmuan mbi 200 persona, 1 muaj paraburgim për pronarin e lokalit në Malishevë

Një muaj paraburgim i është caktuar pronarit të lokalit në Malishevë ku u helmuan mbi 200 persona që konsumuan ushqim aty.

Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

Ai dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Pak më parë, nga QKMF-ja në Malishevë e ka konfirmuar se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 205.

/Shqip.com