Lajme

U gjet një mjet shpërthyes në Merdare, Policia jep detaje

Ilustrim.

Një mjet shpërthyes është gjetur mbrëmjen e së mërkurës afër pikës kufitare në Merdare, për çka edhe është ndaluar përkohësisht qarkullimi i personave dhe automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Shqip.com, ka njoftuar se njësitet e KFOR-it kanë kërkuar mbylljen e qarkullimit për shkak të shpërthimit të mjetit.

Hoxha tregoi se lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë prej një kilometër larg pikës kufitare, teksa shton se tashmë rruga është liruar për qarkullim.

“Me datë 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar (SPK-Merdare) nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi”, tha Hoxha./SHQIP.com