Lajme

U fsheh mes kanabisit, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe: Kam borxhe!

Një 30-vjeçar, i cili u gjet i fshehur mes bimëve të kanabisit në një fabrikë është dënuar me 18 muaj burg.

Alger Çepele, me origjinë shqiptare, u arrestua në një shtëpi në Shearwater Lane, Wellingborough, pasi oficerët bastisën pronën më 8 dhjetor.

Gjatë kontrollit të pronës, oficerët gjetën Çepelen të fshehur në një dhomë gjumi së bashku ku kishte kultivuar 304 bimë kanabisi.

Përveç bimëve, të cilat besohet se kanë një vlerë të përllogaritur prej 45,000 £, oficerët sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë, pajisje shoqëruese të nevojshme për të prodhuar kanabisin dhe një planifikues javor që përmban një orar të detajuar të ujitjes.

Çepele, i cili ishte banori i vetëm i shtëpisë në momentin e kontrollit, u arrestua dhe gjatë intervistës së tij në polici, ai dha një deklaratë të ku thuhej se ishte shqiptar dhe kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 18 muaj më parë.

Në deklaratë thuhej se ai kishte një shumë të madhe parash borxh pasi kishte paguar për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të kamionit. Sipas deklaratës shqiptarit i ishye thënë të jetonte në fermën ku u arrestua dhe të kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer këtë borxh.

/Shqip.com