Rozë

U fotografuan në shtrat, por Aristela nuk kishte folur mirë me parë për Mevlanin

Aristela dhe Mevlani,

Gjatë ditës në media ka qarkulluar një fotografi të ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Mevlani dhe Aristela, shkruan SHQIP.

Ai shfaqej në shtrat me Aristelën, teksa kokën e kishte vendosur në prehrin e saj.

Nisur nga kjo, kudo po përflitet se dyshja janë të lidhur edhe pse me parë është aluduar për një lidhje të mundshme.

Mirëpo, ndonëse sot shihen shumë të afërt, vetëm pak javë më parë Aristela ka thënë se Mevlani e ka zhgënjyer.

Ajo tha se ish-konkurrenti i “Përputhen” është një njeri ndryshe nga çfarë hiqet.

“Mevlani më ka zhgënjyer. Kur erdha në fillim mendoja se është uauu, kisha atë pëlqimin nga televizori, pastaj duke e njohur nga afër mendoj që kishte disa ndryshime të vogla”, është shprehur Aristela.

Ajo në një emision po ashtu ka bërë shaka se ata janë bashkë por më vonë ka treguar që jo.

Kujtojmë që Mevlani ka dalë nga emisioni bashkë më Ledianën, ndërsa Aristela vetëm./SHQIP.com