Rozë

U desh projekti “Thuaje” që Luana të pranonte se ka bërë ndërhyrje estetike

Luana Vjollca

Luana Vjollca mbrëmë ka lansuar projektin “Thuajse”.

Në këtë projekt i cili është i ndarë në pesë pjesë, flet për bullizmin dhe vështirësitë që ajo ka kaluar vitet e fundit.

“Tema që ka qenë shumë gjatë në jetën time është bullizmi dhe është një fenomen që shtohet. Kjo është një etapë e jetës sime që unë e kam përjetuar dhe e kam kaluar pa u marrë me to publikisht. Nuk i kam kthyer përgjigje memeve, komenteve që janë bërë për mua, kam zgjedhur të hesht por në vetminë time e kam vuajtur”, tha Luana.

Ajo ka folur edhe për ndërhyrjet e saj.

“Më ka ndikuar njësoj edhe tek pamja e jashtme që diskutohem kaq shumë, kur je e dobët masivisht quhesh anoreksike, në presionin e kësaj ti mundohesh të shtosh ca kile, por papritmas ti quhesh shumë e bërë, pastaj ti do të jesh perfekte dhe e lëviz pak  portretin tënd, e prek pak buzën tënde, e rregullon pak vetullën dhe pastaj quhesh plastikë dhe silikon dhe kjo është e trishtë se ku të con ty shoqëria”, ka thënë ajo.

Biondja theksoi se në pjesë të tjera do të flasë edhe më shumë rreth kësaj çështje, që pritet të shihet në javët në vazhdim./SHQIP.com