Kulturë

U botua numri i parë për këtë vit i revistës letrare “Jeta e re”

U botua numri i parë për këtë vit i revistës letrare “Jeta e re”
U botua numri i parë për këtë vit i revistës letrare “Jeta e re”

Revista nis me ligjëratën e Vladimir Nabokovit, “Shkrimtarët e mirë dhe lexuesit e mirë”.

Ndërsa, në rubrikën e prozës prezantohen: Virion Graçi me “MSH”, Lutfi Lepaja me “Dhuna në familje”, “Jeta ndryshe”, “Dhimta e zemrës”, “Tregimi për pleqërinë”, Sevdail Zejnullahu me “Shosha”, Besa Kalaja me “Rrëfimi i të shtatit”, Antonio di Benedetti me “Fluturat e Kohut”, “Njeriu-qen”, “Kali në kripore”, “Urdhër për të vrarë” dhe Ade Negri me “Epilogu”, “Pulëbardhat”, “Rebecka” dhe “Qëllimi im”.

Në rubrikën e poezisë janë prezantuar Sali Bashota, Xhavit Beqiri, Azem Qazimi, Arben Idrizi, Guy Goffette, Charles Simic, Rabah Bellamri dhe Lucilla Trapezzo.

Në rubrikën qendrore Dossier vjen shkrimtari i njohur gjerman Wolfgang Hilbig.

Rubrika e kritikës fillon me tekstin analitik “Libri i Zorbës” të Agron Y. Gashit, për të vazhduar me “Mes errësirës së varrit të  Tufës  dhe seigle-s” të Alma Demës, “Gjergj Fishta, hero kulturor dhe klasik letrar” të Ndue Ukajt, “ La cour et de la  wille” të Erich Auerbach-ut, “Të shkruash midis rreshtash: gjuha e përkthimit” të John Starroc dhe “ Ndryshimi i debatit: Shenja e bibliotekës në kulturën popullore” të Korneliam Tansheva-s.

Në rubrikën Classicus botohet pjesa e V-stë e “Retorikës” së Aristotelit.

/Shqip.com