Lajme

Policia serbe liron udhëtarët e bllokuar në kufirin me Kroacinë

Policia serbe ka lënë të lirë udhëtarët nga Kosova që i mbajti të bllokuar për orë të tëra.

Ata u ndaluan pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u dha drita e gjelbër për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ndalimi i tyre ka nxitur reagime të shumta.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë. Ndërkohë ende nuk dihet për udhëtarët e ndaluar në vendkalimin kufitar Serbi – Hungari.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar edhe për ndalimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës te “Dheu i Bardhë”.

Ai tha se qytetarët atje po mbahen me orë të tëra nga autoritetet serbe.

/Shqip.com