Lajme

U alivanos në fushë duke luajtur futboll, vdes një person nga Klina

Fushe futbolli/ilustrim

Një person nga fshati Gllarevë e Klinës ka vdekur, pasi u rrëzua dhe alivanos në fushë, derisa kishte qenë duke luajtur futboll.

Sipas policisë, viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanose dhe rrëzuar në fushë. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./SHQIP.com