Lajme

U akuzuan se nuk ka investime, LVV publikon raportin e tyre

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria e Kosovës deri në Korrik 2022 ka ndërmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushim qëllimin e tyre për punë dhe drejtësi.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, VV-ja thotë se Qeveria ka krijuar programe për progresin e përgjithshëm shoqëror.

“Qeveria e Republikës së Kosovës deri në Korrik 2022 ka ndërmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushim qëllimin tonë për punë dhe drejtësi. Puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror. Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqëror”, thuhet në postimin e VV-së.

Tutje, ata thonë se Qeveria është duke bërë përpjekje për drejtësi penale, civile dhe shoqërore.

“Andaj, Qeveria jonë është duke u përpjekur për drejtësinë penale, atë civile por mbi të gjitha edhe me atë shoqërore ku shtresat në nevojë përkrahen”.

Ata thonë se këto janë pjesë e projekteve dhe planeve të nisura nga Qeveria të cilat do të shtohen dhe planifikohen për Buxhetin e ri 2023.

Lexo edhe:
Hoti: Mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi, punësim dhe të ardhura.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se rishikimi i buxhetit për 2022 nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria, ndërsa mazhoranca prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara.

“Mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura. Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria”, shkroi Hoti.

Ai tha se shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë në nivel me të ulët historik./Shqip.com